Këshilltari i kryeministrit, Fatmir Bityqi në konferencën e sotme për tha se në periudhën në vazhdim do të ketë thirrje që qytetarët të aplikojnë për kartela pagesore në vlerë prej 9.000 denarëve si dhe për vauçer prej 6.000 denarëve për zhvillimin e turizmit vendor.

“Secila masë ka për target grup të veçantë të qytetarëve. Kartelë pagesore marrin të gjithë personat që janë të papunë ose që marrin ndihmë minimale. Sipas të dhënave tona, kjo masë përfshin 130 deri në 140 mijë qytetarë, por të njëjtit nuk duhet të kenë të ardhura shtesë më shumë se 15.000 denarë. Për masën e dytë, për inkurajimin e turizmit vendas, synojmë një kategori tjetër, pra të gjithë punonjësit që nuk marrin pagë neto më të lartë se 15,000 denarë. Në kategorinë e tretë janë të rinjtë, si ndihmë për trajnim, mbulimi i participimit etj”, theksoi Bytyqi.

Shpërndaj me

Loading...