Sfida e tretë mes Tajson Fjurit dhe Deontej Uajllderit është caktuar për 19 dhjetor të këtij viti në Las Vegas. Lufta e parë përfundoi baras, ndërsa në të dytën ishte boksieri britanik, ai i cili triumfoi. Në kontratën mes palëve ishte caktuar klauzola e ndeshjes së tretë – në rast se humbësi, në këtë rast Uajllderi, do ta aktivizonte. Ky meç ishte planifikuar të zhvillohet këtë muaj, por për shkak të pandemisë u shty për një datë tjetër, tani më 19 dhjetor. Në këtë luftë planifikohet të lejohet edhe pjesëmarrja e tifozëve.

Shpërndaj me

Loading...