Nëse kurba e rasteve të reja do të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ditët e ardhshme, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga COVID-19 në vendin tonë, do të tejkalojë parashikimet fillestare të institucioneve shëndetësore. Infektologu Fadil Cana, thotë se lehtësimi i masave kufizuese dhe mos marrja parasysh e rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për karantinë të plotë gjatë fundjavës, përbën rrezik potencial që në ditët në vazhdim numri i rasteve të reja të jetë i lartë, për shkak se qytetarët vërshuan marketet dhe qendrat tregtare para festave.

Ajo që shihet gjatë ditëve të fundit, ka një tendencë të rritjes së rasteve se sa të zvogëlimit. Ajo që shihet tek vendet e rajonit është se kemi gradualisht rënie të kurbës, ndërsa tek ne kemi variacion. Gjykoj se kjo mund të jetë si shkak i mos detektimit në kohë të rasteve, mos testimit të vatrave të mundshme, potenciale të cilat detektohen ditëve të fundit na rajone të ndryshme si për shembull, në Tetovë, në disa komuna rurale të rrethinës së Shkupit, si saraji. Shkaku i dytë, që mendoj se është arsyeja e rritjes së kësaj kurbe, është taktizimi ditor, tregu politik, mos sjellja e masave restriktive ashtu siç duhet të sillet në këto raste, që të kemi raste më të pakta. Javën e fundit ishim dëshmitarë se u bënë disa lëvizje të cilat nuk ishin në përputhshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. do thosha më shumë ishin vendime të politikës ditore – tha Fadil Cana- infektolog.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...