fbpx

Pasi ishte prej ditësh kryefjala e mediave dhe emri i tij është lakuar goxha nga publiku shqiptar, reperi Capital T mori sërish vëmendjen me veprimin e fundit në Instagram.

Megjithëse nuk është “zhdukur” totalisht, ai ka fshirë papritur çdo postim në profilin e tij. Madje, në foton e profilit ai nuk ka më një imazh të tijin, por imazhin e një skulpture.

Në fakt, skulptura në foto është imazhi kryesor të albumit të ri të Kapos, të titulluar po “Skulpturë”. Kjo vepër e gdhendur nga reperi plot dashuri, do të lançohet më 1 tetor dhe me shumë mundësi “zhdukja” e tij lidhet me këtë fakt.

Capital T ka lajmëruar më herët se në fillim të muajit tetor albumi i tij do të gjendet kudo online. Pjesa e dytë përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave janë bashkëpunime me Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero dhe Mente Fuerte.

Ndëra 4 solot e tjera titullohen “S’kthehna”, “Fjalët e nanës”, “Demons” dhe “Braziliane”, që u publikua disa javë më parë.

Ne mezi po e presim!

Shpërndaj me

Loading...