Çavi Hernandez ka konfirmuar edhe një herë se planifikon të marrë drejtimin e stolit të Barcelonës. Ish mesfushori i skuadrës së Barcelonës, i cili tashmë është duke drejtuar skuadrën e Al Sadd, nuk ka fshehur ambiciet e tij.

“Shpresa më e madhe që kam tani është që të jem trajner i Barcelonës dhe të kthejë Barcën në rrugën e fitoreve. Jam njeri i klubit. Do të doja të kthehesha në kohën e duhur dhe të filloja një projekt nga zero. E kam thënë më parë se unë dua të marrë vendime te Barcelona. Është e qartë se tani është koha e zgjedhjeve. Nuk do të përjashtojë asgjë”, ishin fjalët e spanjollit.

Ndërkohë sipas Ruben Uria nga ‘Goal Espana’, Kike Setien nuk do të jetë trajner i Barcelonës në sezonin tjetër.  Situata e eskaluar së fundmi edhe në dhomat e zhveshjes ka bërë që klubi të fitojë përshtypjen se trajneri ka situatën jashtë kontrollit. Zëra të shumtë insistojnë se Setien ka humbur ‘dhomën e zhveshjes’, që do të thotë se nuk ka skuadrën prapa.

Shpërndaj me

Loading...