Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin theksoi se nuk ka asnjë rrezik për përfundimin e planifikuar për Ligën e Kampionëve 2019/20, për shkak të koronavirusit. Çeferin zbuloi se ka folur me kryeministrin portugez Antonio Kosta dhe presidentin e Federatës Kombëtare të futbollit Fernando Gomes përmes për situatën e re me pandeminë “Covid 19”.

“Unë do të doja të falënderoja kryeministrin portugez Antonio Kosta për përkushtimin e tij në këtë projekt dhe punën që ai po bën së bashku me Federatën Portugeze të Futbollit për të siguruar që Portugalia të japë një turne të suksesshëm. Jam i sigurt se me bashkëpunimin e vazhdueshëm midis të gjithë palëve të interesuara, ne do ta përmbyllim sezonin në një mënyrë pozitive në Lisbonë. Nuk ka nevojë për një plan B,” ka thënë mes tjerash Çeferin.

Shpërndaj me

Loading...