Një universitet në Japoni nuk ka hequr dorë nga ceremonia e diplomimit megjithë masat e ashpra kundër epidemisë, duke përdorur robotë androidë të kontrolluar nga studentët prej shtëpive të tyre. Universiteti u dha studentëve të vetë-izoluar kontrollin në distancë të robotëve tip ‘Newme’ që kanë formë njerëzore dhe ecin me rrota. Trupi i robotëve mbulohej nga pelerina e zezë e diplomimit ndërsa tabletat dixhitale ndriçonin me fytyrën e të diplomuarve në lidhje direkte. Ndërsa profesori i vërtetë lexonte emrat e të rinjve e të rejave të cilët afroheshin me radhë për të marrë diplomat. Në një foto ai shihet duke qëndruar krenar mes dy robotëve të sapo-diplomuar, me fytyra studentësh që buzëqeshnin të kënaqur. Ceremonia u mbajt në fakt vetëm për katër studentë, për të evituar grumbullimet e mëdha të njerëzve. Universiteti thotë se shpreson që iniciative e tij të kthehet në një model për shkolla të tjera, teksa vendi kërkon të shmangë grumbullimet e mëdha.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...