Me rritjen e temperaturave të gjithë personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë vendosur të sjellin projekte të reja muzikore, për të shijuar më shumë edhe muajt e nxehtë të verës.

Me postimin e fundit në ‘Instagram’ edhe këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

“Si mendoni? Është baladë apo këngë ritmike kënga e radhës? Dashni, së shpejti”, ka shkruar Peristeri krah fotos ku shfaqet me flokët kaçurela dhe ‘makeup-in’ e kuruar pranë gotës së një ‘shots-i’.

Me siguri Anxhela ka rezervuar një këngë plot ritme për muajt e verës, megjithatë detajet e plota të projektit dhe datën e publikimit të tij pritet ta zbulojë vetë ajo në ditët në vazhdim.

Shpërndaj me

Loading...