fbpx

Argjentina Ramosaj ka gati projektin për verën! Këngëtarja e njohur do të rikthehet këtë vit pas një pushimi goxha të gjatë, ndërsa pritet që gjatë verës të jetë tepër aktive.

Argjentina ka realizuar disa projekte e një ndër to do të vijë në bashkëpunim me një emër të njohur nga Shqipëria. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Young Zerka, me të cilin po bashkëpunon për herë të parë.

Madje, klipi është gati dhe xhirimet kanë nisur. Pas bashkëpunimit me Fifin që do të lançohet më datë 10 korrik, Zerka do të sjellë gjithashtu projektin e ri me Argjentinën.

Pra, na mbetet të presim edhe disa ditë për të zbuluar detajet e këngës së re, titullin e të cilës ende nuk e kemi mësuar.

Shpërndaj me

Loading...