fbpx

Pas fitores së Barcelonës dhe Bajernit, ndaj Napolit dhe Çellsit, janë mësuar edhe çiftet e çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë fazë të garave, do të transferohen në Lisbonë, ku do të zhvillohet faza e fundit e garave të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të garohet në sistemit e eliminimit përmes një takimi.

Më 12 gusht PSZH sfion Atalantën, ndërsa një ditë më vonë, Lajpcigut takohet me Atletiko Madridin. Më 14 gusht është përballja më nxitëse e kësaj faze, kur takohen Barcelona dhe Bajerni i Munihut, ndërsa një ditë më pas, Mançester Siti sfidon Olimpik Lionin. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 21.00.

Liga e Kampionëve – Çerekfinale

12 gusht: Paris Saint Germain – Atalanta

13 gusht: RB Leipzig – Atletico Madrid

14 gusht: Barcelona – Bayern Munich

15 gusht: Manchester City – Olympique Lyon

Shpërndaj me

Loading...