Tatum duket se është i dashuri perfekt i Instagram-it, pasi poston vazhdimisht foto dhe dedikime speciale për Jessie-n. Por në foton e fundit të çiftit, një nga ndjekësit vendosi ta prishë “magjinë” me një koment të papërshtatshëm.

“Jenna duket më mirë me ty”, shkruhej në koment. Kaq u desh që Channing t’i kthehej ndjekësit me një përgjigje super të gjatë.

“Zakonisht nuk u kthej përgjigje budallallëqeve të tilla, por nëse nuk mund të mos shpërndash urrejtje në faqen time dhe nuk mund të shohësh gruan e mrekullueshme që Jess është, të lutem largohu nga këtu. Askush nuk të do këtu, veçanërisht unë. S’ka njeri më të bukur për t’u parë, por edhe më të mirë se Jess. Po, përfshirë edhe ish-in tim. Ky është fakt”, -shkroi Tatum, para se të shtonte edhe një koment tjetër.

“Sa për të qenë i qartë për njerëzit që duan të prishin momente të tilla, Jenna është e bukur dhe e mrekullueshme në mënyrën e saj. Por kjo s’do të thotë që është më e mirë apo më e bukur se dikush tjetër. Bukuria nuk është e matshme. Ndërkohë që ju vazhdoni të shkruani budallallëqe të tilla, unë po vazhdoj të shijoj natën me zonjushën time të mrekullueshme. Mirë u pafshim”, -e mbylli aktori para se të bllokonte edhe komentet.

Pak minuta më vonë, Tatum publikoi një foto të Jessie J-t duke e quajtur “skulptura e magjisë”. Eh, dashuria!

Shpërndaj me

Loading...