fbpx

Ekipi londinez, Chelsea ka zyrtarizuar blerjen më të re, gardianin shtatlartë Edouard Mendy. Ky i fundit i bashkohet Chelseat nga Stade Rennais për një shumë rreth 25 milionë eurosh. Mendy thuhet se ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare, e cila do e mbajë lojtarin tek “blutë” deri në vitin 2025.

28 vjeçari është blerja e shtatë e Chelseat, ku spekulohet që do jetë portieri numër një i londinezëve, duke e lënë si rezervist portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit, spanjollin Kepa Arrizabalaga.

Me këtë blerje, shuma që ka shpenzuar Chelsea gjatë këtij afati të transfereve, shkon në 248 milion euro, e cila njëkohësisht është shuma më e madhe e shpenzimeve në histori të klubit.

Shpërndaj me

Loading...