fbpx

Vetëm në Ohër, 200 ciceronë turistik dhe më shumë se një mijë nga e gjithë Maqedonia janë në prag të ekzistencës për shkak të krizës me koronavirus dhe mungesës së mysafirëve të huaj. Shumica e tyre kanë qenë pa punë për më shumë se gjysmë viti dhe ndryshe nga pjesa tjetër në sektorin e turizmit, kanë mbetur pa ndihmë shtetërore. Ata shpresojnë të jenë pjesë e pakos së ardhshme të masave të Qeverisë dhe do të marrin të paktën një pagë minimale.

Edhe pse shoqata jonë Shëtitorja Ohër është anëtare e Odës Ekonomike për Turizëm, në ato negociata fillestare nuk u përmendëm fare. Kishim një vërejtje. Vërejtja u pranua por ishte tepër vonë për të hyrë në atë paketë masash”-tha Kliment Naumov, kryetar i Shoqatës së ciceronëve turistik Shëtitore -Ohër.

Gjithçka u bë qëndro në shtëpi, pusho në shtëpi, dhe shumë pak turistë vendas dëshirojnë të shëtisin nëpër qytet. Shpresoj që të gjendet zgjidhje për ne, sepse vera do të kalojë, dimri po vjen dhe do të jetë një periudhë shumë e vështirë për të gjithë”-pohoi Lupço Juzmeski – ciceron turistik.

Në Ohër këtë vit kanë qëndruar 15 grupe të turistëve të huaj të cilët janë udhëhequr nga 2 ciceronë. Të gjithë të huajt e tjerë që kanë arritur në qytet atë e kanë bërë përmes Shqipërisë dhe kanë qëndruar vetëm disa orë.

 

Miki Trajkovski

Shpërndaj me

Loading...