Këngëtara Çiljeta Xhilaga duket se mori kohën e saj për të pushuar pas publikimit të projektit të fundit me Estto-n, në gusht të vitit që lam pas.

U bë thuajse një vit që këngëtarja nuk kishte lançuar asnjë projekt të ri, mirëpo pritja për fansat mori fund! Këtë verë, Çiljeta po punon për një këngë të re e cila do të jetë bashkëpunim.

Projekti i ri do të titullohet “M’ke harru” dhe është një projekt i përbashkët me këngëtaren Marsi. Kjo e fundit ka ndarë pamje nga xhirimet e klipit në Instagram, ndërsa ka etiketuar edhe Çiljetën.

“M’ke harru” do të lançohet së shpejti dhe u bëmë tepër kuriozë t’i dëgjojmë vajzat në një bashkëpunim.

Së fundmi, Çiljeta realizoi gjithashtu gërshetat e famshme të momentit dhe nuk e dimë nëse ky do të jetë look-u i saj në videoklip.

Shpërndaj me

Loading...