fbpx

Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë mbajtur gjate ditës në Gostivar, Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Tearcë. Ndërsa protesta u mbajtën edhe në Shkup. Protestuesit te cilët u nisën nga Çaircanja u ndalën para Komisionit Rregullatorë të Energjetikes. Ata kërkuan uljen e çmimit të energjisë elektrike, shpërbërjen e Komisionit Energjetikës, uljen e TVSH-së dhe faljen e borxheve të familjeve të varfra. Ndërkohë grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dorëzoi në Kuvend nismë për debat mbikëqyrës në Komisionin parlamentar të financave dhe buxhetit për ta zbardhur të vërtetën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Shpërndaj me

Loading...