Skuadrat e NBA duket se janë shokuar nga rezultatet e testimeve për Covid-19, edhe pse nuk kanë lëshuar njoftime zyrtare. Sipas medivae në SHBA, dy skuadra kanë mbyllur qendrat stërvitore.

Bëhet fjalë për liderët e NBA, Millvoki Baks, si dhe skuadrën tjetër nga Konferenca Lindore, Majami Hit. Të njëjtën rrugë më parë e kanë ndjekur edhe LA Klipers e Denver Nagets. Nuk dihet akoma nëse ka (dhe sa) të infektuar nëpër këto skuadra. Mbetet të shihet nëse ndërkohë do të ketë ndonjë komunikatë zyrtare nga këto skuadra. (Lajmi.net)

Shpërndaj me

Loading...