Pandemia “Covid-19” ka ndalur një nga turnetë më të famshëm të golfit, “Kupës Rajder”, ku çdo vit përballen golfistët amerikanë me ata të Evropës. Edicioni i këtij viti ishte parashikuar të zhvillohej në SHBA, më 25 e deri 27 shtator, në Viskonsin.

Për shkak të pamundësisë për organizimin normal të këtij turneu dhe lëvizjes së sportistëve nga Europa në Amerikë, u morr vendimi që të shtyhet edicioni 2020 për vitin e ardhshëm.

“Na vjen keq të marrim këtë vendim, por në kushtet aktuale organizimi është një rrezik për jetët e njerëzve”, thonë organizatorët e “Kupës Rajder”.

Shpërndaj me

Loading...