Mediat amerikane shkruajnë për  yllin e Minessotas, Karl Entoni Tovs,  nëna e të cilit përfundoi në gjendje kome të shkaktuar nga koronavirusi.

“Unë e ndaj historinë time me shpresën se të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi. Ne kemi nevojë për më shumë pajisje dhe ne kemi nevojë për të ndihmuar stafin mjekësorë. Faleminderit mjekëve që ndihmojnë nënën time. Ju jeni heronjtë e vërtetë. Unë lutem për të gjithë në këto kohë të vështira”, ka thënë Karl.

Ai shtoi se gjendja e nënës së tij po përkeqësohej çdo ditë.

“Temperatura e saj nuk po binte, kolla e saj dhe gjendja e mushkërive po përkeqësohej. Ajo po bëhej më keq dita e ditës. Një ditë dukej se po përmirësohej, ajo ishte në humor të mirë dhe ne po flisnim, por krejt papritur gjendja e saj u përkeqësua, kishte probleme me frymëmarrje, dhe ajo më tha gjëra që unë nuk doja t’i dëgjoja. Ata e futën atë në gjendje kome, dhe që nga atëherë nuk kam qenë në gjendje t’i flas, unë jam duke marrë njoftime vetëm për gjendjen e saj,” shtoi ai me lot në sy.

Shpërndaj me

Loading...