fbpx

Formula 1 shënoi një rënie drastike të të ardhurave në tremujorin e dytë të vitit 2020, për shkak të pandemisë “Covid 19”.  Kompania “Liberty Media”, ka raportuar se “Grupi F1” ka gjeneruar 20 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2020, kundrejt të ardhurave prej 527 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ose është shënuar një rënie prej 507 milionë euro.

“Asnjë garë nuk kishte ndodhur gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, andaj të ardhurat ishin të kufizuara”, kanë shpjeguar pronarën amerikan të Formula 1.

Kujtojmë që gara e ardhshme në këtë kompeticion do të zhvillohet në fundjavë, e vlevshme për Çmimin e Madh të Spanjës

Shpërndaj me

Loading...