Kampioni i Kroacisë dhe dy herë kampion i Evropës, skuadra e Cibonës, për shkak të vështirësive financiare, e shkaktuar pandemia e Covid 19, kanë shkakuar nga puna të gjithë të punësuarit, përfshi këtu trajnerin Ivan Jeliq dhe stafin e tij teknik.

Cibona ka larguar nga puna të gjithë kolektivin, mes të cilave edhe 8 kuzhinieret dhe disa trajner të moshave të reja, ndërsa drejtori i klubit kroat, Domagoj Çaloviq, ka refuzuar të jep deklarata në mediat kroate.

Problem shtesë për këtë skuadër është se nuk mund të shfrytëzojë masat e ndihmës nga qeveria e Kroacisë, pasi që është në prag të procedurës për falimentimit. Andaj edhe nuk dihet se kur do të pagohen pagat e mbetura të të gjithë të punësuarve në këtë skuadër kroate të basketbollit.

Shpërndaj me

Loading...