Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e dytë për koronavirus  (Covid-19) që u realizua pas kontaktit qo kishte ajo me mjekun i cili tashmë  ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Zëdhënës i qeverisë, në deklaratë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA), tha se  Merkel edhe në testin e dytë ka rezultuar negativ.

“Kancelarja Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia e saj në karantinë dhe do të ritestohet në fillim të javës tjetër”, tha zëdhënësi gjerman.

Angela Merkel u karantinua më 22 mars pasi mjeku i cili e kishte vaksinuar për qëllime mbrojtëse kundër një pneumonie më 20 mars, kishte rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Më 23 mars u njoftua se testi i parë i kancelares gjermane ka rezultuar negativ.

Shpërndaj me

Loading...