fbpx

Barcelona është vënë në telashe me numrin në rritje të infeksioneve nga “COVID-19”. Rajoni i Katalunisë ka parë rritje të numrit të infeksioneve nga “COVID-19”, duke bërë që ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit të jetë në dyshim.

“RAC 1” raporton se ballafaqimi i kthimit i vlefshëm për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve – i caktuar më 8 gusht në “Camp Nou”, tani është nën rrezik. UEFA ka kërkuar nga Departamenti i Shëndetit që të bëjë një vlerësim të situatës gjatë kësaj jave.

Në ndërkohë, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kritikuar UEFA-në duke thënë se Barcelona nuk plotëson kriteret e sigurisë nga “COVID-19” për zhvillimin e ndeshjes.

Shpërndaj me

Loading...