Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev dhe shefi i Misionit të OSBE-së, Klemens Koja, në takimin e sotëm në MPB kanë arritur marrëveshje për komunikim dhe intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim implementimin e suksesshëm të aktiviteteve të ndërlidhura me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në takim, siç njoftuan nga MPB-ja, ambasadori Koja u informua për përcaktimet e Ministrisë për Punë të Brendshme lidhur me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe aktivitetet e policisë në këtë drejtim.

Ministri Çulev ka kërkuar mbështetje nga Misioni i OSBE-së, posaçërisht në mbajtjen e trajnimeve me zyrtarët e rinj policorë të cilët për here të parë do të ballafaqohen me detyra të ndërlidhura me procesin zgjedhor.

Shpërndaj me

Loading...