Pas deklaratës së Jon Jones, që heq dorë nga titulli kampion bote në peshën “light heavyëeight” në artet marciale mikes, ka reaguar presidenti i UFC-së, Dana Uajt.

“Jon Jones është një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e UFC-së. Ky ishte vendimi i tij dhe ne e respektojmë atë. Nuk jam dakord me deklaratën e tij që thotë se nuk ka fituar shumë nga ne. Përkundrazi, ai ka bërë shumë parà këtu dhe nuk ka më nevojë të punojë në jetën e tij. Më vjen keq për disa gabime të tij, mendoj se ai mund të kishte qenë në UFC ashtu sikurse është sot LeBron Xhejms në NBA”, tha presidenti i UFC-së, Dana Uajt.

Shpërndaj me

Loading...