Liga Italiane e Futbollit ka nisur punën për planifikimin e futbollit pas pandemisë dhe një nga gjërat për t’u sistemua, janë pikërisht datat e merkatos së verës.

Seria A ka propozuar datën 1 shtator për hapjen e merkatos dhe 5 tetorin, si datën finale për federimin e lojtarëve dhe klubet do të kenë 35 ditë kohë për të blerë, shitur dhe huazuar futbollistë. Natyrisht që edhe para datës 1 shtator mund të zhvillohen negociata dhe mund të depozitohen kontrata për marrëveshje të arritura.

Ndërkohë të gjithë lojtarët të cilëve u përfundon huazimi në muajin qershor dhe nuk do të arrijnë një marrëveshje për të vijuar qëndrimin në klubet, ku kanë luajtur deri në mars, mund të rikthehen në skuadrat që kanë pronësinë e kartonit të tyre, por nuk mund të përdoren për ndeshjet e sezonit 2019-2020.

Shpërndaj me

Loading...