Pasi që është konfirmuar ndarja me trajnerin Zhelko Obradoviq, pas bashkëpunimit 7 vjeçar, sot skuadra turke e Fenerbahçes, konfirmoi se ka mbyllur bashkëpunimin me njërin nga basketbollistët më të mirë të tyre, Luixhi Datome. Italiani kaloi 5 vite në Fenerbahçe, dhe fitoi trofetë më të mëdha me këtë ekip, ndërsa me informatat e fundit, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Olimpia Milano. Ky është një kthim për basketbollistin Italian pas 7 vitesh, pasi që fazën më të hershëm të karrierës ka veshur fanellën e Sienës, Skafatit dhe Virtusit në Romë. Përpos këtyre klubeve, ka veshur fanellën e skudrave në NBA, Detroitit dhe Bostonit.

Shpërndaj me

Loading...