fbpx

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, David Alaba i është ofruar Barçës, ku do të dëshironte të luante për të rritur karrierën e tij në vitet e ardhshme. Alaba ka qenë një nga ëndrrat e merkatos së Barçës gjatë dy verave të kaluara. Stafi teknik besojnë se është një futbollist që do të adaptohej në mënyrë të përsosur me stilin Blaugrana dhe se mund të luajë në tri pozicione: mbrojtës i majtë, qendërmbrojtës dhe i brendshëm i majtë.

Futbollisti i ka dhënë “OK” Barçës në disa raste, por Bayern gjithmonë e ka deklaruar atë të patransferueshëm. Tani, situata e tij është e ndryshme, sepse i përfundon kontrata mbas një viti. Klubi bavarez do të detyrohet ta shesë me një çmim të mirë, nëse nuk dëshiron që ta humbasë falas verën e ardhshme. Babai i lojtarit mban kontakte të drejtpërdrejta me Barçën, e cila është plotësisht e informuar për negociatat me bavarezët.

Shpërndaj me

Loading...