fbpx

Me zhvillimin e ndeshjeve të javës së 18-të, mbyllet sezoni vjeshtor në futbollin vendor. Në derbin e sezonit në Shkup, Vardari dhe Shkëndija u ndalën në barazim 2-2. Vendasit hapën rezultatin përmes Micevski nga pika e bardhë, ndërsa Shkëndija u përgjigj me Omar Imerin që barazoi shifrat në 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, Vardari me kundërsulm kaloi sërisht në epërsi, falë golit të Ali Adem, ndërsa Omar Imeri sërisht barazoi shifrat në 2-2. Para kësaj sfide, tifozët e Vardarit “Komitët” së bashku me tifo grupin “Vojvodët” defiluan në rrugët e Shkupit duke shfrytëzuar mjete piroteknike që shqetësuan qytetarë e kryqendrës. Ndërkohë nuk munguan edhe thirrjet nacioanaliste në drejtim të shqiptarëve, në rrugët e Shkupit , por edhe gjatë ndeshjes. Në përballjet te tjera të javës së 18-të, Makedonija Gjorçe Petrovi në transfertë mundi FC Shkupin me 3-2, ndërsa Renova në terrenin vendas mundi Rabotniçkin me 4-3. Nuk kishte fitues në sfidën në Strugë , e cila u mbyll me barazim 1-1, në mes Struga TrimLum dhe Borecit. Ditë më parë, Sileksi mundi Akademia Pandevin me 3-1.

 

 

LIGA E PARË- JAVA 18

 

Vardari 2-2 Shkëndija

FC Shkupi 2-3 Makedonija Gj.P.

Renova 3-2 Rabotniçki

Struga Trim Lum 1-1 Boreci

Sileksi 3-1 Akad. Pandev

Shpërndaj me

Loading...