Masat që u paralajmëruan asnjëherë nuk u realizuan. Anulimi i fillimit të tatimit progresiv, subvencionimi i automobilave deri në 3000 euro, propozim ndryshimet ligjore me të cilat më të moshuarit e punësuar nuk do të munden të vazhdojnë me punë edhe tre vite pas pragut për pensionim. Këto janë vetëm disa nga masat e premtuara ekonomike që Qeveria nuk ka arritur t’i realizojë. Ekspertët ekonomik thonë që, para se të paralajmërohen masat në fjalë, është dashur të ketë analiza më të mira.

Nuk mund të kem vërejtje që Qeveria vërejti që nuk janë të mira dhe se duhet të njëjtat t’i ndryshojë, por për fat të keq, efektet që ngelën nga këto masa, do të vazhdojnë edhe më tej, s’mund të bëni masë që nuk është e mirë dhe të mos keni efekt të vazhdueshëm”-tha Goran Rafajllovski, analist ekonomik.

Për masën shumë të paralajmëruar të subvencioneve për automobila, që në fund doli që nuk do t’i jap efektet e pritura, Rafajllovski thotë që nëse Qeveria dëshiron të luftojë ndotjen dhe ndryshimin e parkut vozitës, duhet të marrë hapa më të guximshëm.

Duhet të ketë masa dramatike e jo të ndryshojë ligji dhe të ketë rregullore të reja për akciza, por fare të mos kemi akciza për automobila…”-pohoi Goran Rafajllovski, analist ekonomik.

Tatimi progresiv ishte pjesë e programit të kësaj Qeverie, por as pas një viti pas hyrjes në fuqi, Qeveria ndërroi mendjen dhe e anuloi me arsyetimin që nuk do të japë efektin e dëshiruar. Ndërsa propozim- ligji me të cilin nuk mund të vazhdohet punësimi pasi të arrihet pragu i pensionimit, ende nuk është qartë i definuar, kështu që edhe nuk është miratuar.

Andrea Çobanova

Shpërndaj me

Loading...