Në këngën e saj të fundit, “Aman”, që është një bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B, Dafina shfaqet me një grim shumëngjyrësh përsa i përket toneve në pjesën e syrit. Kjo zgjedhje duket se nuk ka qenë aspak rastësore dhe nuk ka të bëjë me zgjedhjen e nuancave të forta, tipike të stinës së verës.

Në grimin e zonës së syve, bashkimi dhe shkrirja e ngjyrave vjen në formën e Cleopatra Cat Eye (grimi i syve ku tentohet të rikrijohet një look i ngjashëm me atë faraoneshës Kleopatra). Ngjyrat e përdorura krijojnë idenë e ylberit dhe këtu qëndron edhe detaji.

Në një postim në Instagram, grimieri Arbër Bytyqi u shpreh se atij dhe Dafinës i lindi ideja për të krijuar look-un nisur nga LGBT Pride Month – muaj (qershor) gjatë të cilit kërkohet që të ndërgjegjësohet shoqëria mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+.

Grimi u kompletua me rouge në nuancat e pjeshkës, buzëkuq nude dhe pak highlighter te mollëzat

Shpërndaj me

Loading...