fbpx

Instituti për politikë evropiane (IPE) sot organizon dialog për politika “Implementim i Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor 2017-2022”.

Qëllimi i këtij dialogu është të kontribuojë në zbatimin më të mirë të Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor përmes rekomandimeve konkurrente për zbatim më të mirë të masave të parapara.

Nga dialogu do të përpilohet dokument për rekomandime kyçe që më tej do të shpërndahen me të gjitha palët relevante. Vërejtjet e rekomandimeve të këtij dialogu do të jenë pjesë përbërëse e raportit gjysmë-vjetor të Ndjekjes së strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësisë të cilin e përpilon Instituti për politikë evropiane dhe Asociacioni për iniciativa zhvillimore- Zenit.

Siç është paralajmëruar, janë paraparë fjalime të ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, kryetarit të Këshillit gjyqësor Kiro Zdravev, kryetarit të Këshillit të prokurorëve publik Aco Kolevski, kryetarit të Shoqatës së gjykatësve Xhemali Saiti. Do të kenë paraqitje edhe më shumë profesorë universitarë dhe gjykatës.

Shpërndaj me

Loading...