Përskaj rreziqeve ndaj shëndetit të njerëzve, pasojat nga pandemia do të reflektohen edhe ndaj bujqësisë, kështu paralajmëroi sot ministri i bujqësisë, Trajan Dimovski.

Edhe pse jemi në gjendje të jashtëzakonshme, aktivitetet e bujqve dhe shërbimet e ministrisë së bujqësisë ndaj tyre nuk duhet të ndalojnë. Sipas Dimkovskit, ministria e bujqësisë do të ndërmarrin masa për të mbuluar dëmet e bujqve dhe blegtorëve.

Dimkovski më tej tha se fokusi do të vendoset në gjetjen e një zgjidhje për eksportin e qengjave drejt Italisë, ku për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet, kjo po zhvillohet shumë rëndë.

Ministri i bujqësisë Dimkovski edhe njëherë apeloi deri tek qytetarët se ushqim ka mjaftueshëm, dhe se e gjithë industria ushqimore është mobilizuar dhe se nuk ka hapësirë për panik.

Shpërndaj me

Loading...