fbpx

Fituesja e medaljes së bronztë botëror në xhudo, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo u kualifikua në finale (-48 kg) të njërës prej garave më të forta në xhudo, Mastersit të “Qingdao” së Kinës. Xhudistja kosovare kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katarina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit. Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, ndërsa në finale do të përballet me një tjetër mongoleze, Narantsetseg Ganbaatar. Ndërkohë Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, u ndal në luftën e parë nga Jisu Kim së Koresë së Jugut.

Shpërndaj me

Loading...