Dita e Republikës, 2 Gushti, në të cilin festohen dy Ilindenët historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, për shkak të epidemisë do të festohen pa tubime masive dhe programe kulturore-artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat i konfirmoi Komisioni për sëmundje infektive dhe i miratoi Qeveria. “Fitore për të gjithë” është lajtmotivi i përbashkët i solemniteteve të cilat sot do të mbahen në Krushevë, Pelincë dhe në Shkup.

Në festimin në Qendrën përkujtimore “ASNOM” në Pelince, fjalim do të ketë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa në festimin në Shkup i cili do të jetë në Kalanë e Shkupit, fjalim do të ketë kryeministri Oliver Spasovski. Shënimi i Ilindenit në Krushevë në Meçkin Kamen është nën mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionin do ta kryesojë nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski.

Shpërndaj me

Loading...