fbpx

“Sky Sports” raporton se Man. Junajted është afër arritjes së një marrëveshjeje personale për kontratë pesëvjeçare me Xhadon Sançon, përderisa diskutimet me Borusia Dortmundin janë në faza të avancuara. Borusia vazhdon ta vlerësojë me 120 milionë euro yllin e talentuar anglez, mirëpo tani thuhet se është i gatshëm të pranojë oferta për kryerjen e pagesave për një afat më të gjatë kohor, të ndara në shuma më të vogla.

Sanço ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të Premier Ligës, mirëpo Man. Junajtedi raportohet se është tani shumë afër arritjes së një marrëveshje për transferimin e Sanços, i cili i ka regjistruar 17 gola dhe 17 asiste në 32 ndeshje të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Shpërndaj me

Loading...