Mançester Junajted ka treguar një tjetër performancë të mirë, duke e mposhtur 0-3 në udhëtim skuadrën e Brajtonit, në ndeshjen e xhiros së 32-të.

Me paraqitje të mirë në këtë ndeshje u dallua talenti Mejson Grinvud, që në minutën e 16’, shënoi për epërsinë 0-1.  Në minutën e 29’, në listën e golashënuesve regjistrohet edhe Bruno Fernandes, që shënoi për 0-2 pas një asistimi të pranuar nga Paul Pogbas. Ishte sërish Bruno Fernandes që shënoi për ‘Djajtë e Kuq’ (0-3), pas një asistimi të pranuar nga Mejson Grinvud.

Pas kësaj fitore, Mançester Junajtedi numëron 52 pikë, dy më pak se Çellsi që zë vendin e katërt në tabelë./Lajmi.net/

Shpërndaj me

Loading...