fbpx

Skuadra e Mançester Junajtedit, më vështirë se sa pritej kaloi në gjysmëfinale të Ligës Evropa. “Djajtë e Kuq” arritën që të eliminojnë skuadrën e fortë të Kopenhagës, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi që ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 0-0. Momenti kyq i kësaj sfide ndodhi në minutën e 94-të, kur kishte një ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Rashfordit, ndërsa portugezi Fernandes ishte i sigurtë nga pika e bardhë.

 

 

Kujtojmë se në minutën e 42-të, Man. Junajtedi shënoi gol përmes Grinvudit, por që u anulua me sinjalizim të systemit VAR.

Skuadra angleze në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e sfidës Vulvrhempton – Sevilja.

Shpërndaj me

Loading...