Këngëtarja Ciljeta Xhilaga ka një lidhje tepër të veçantë me të voglin e saj, Fernandon. Duke qenë se çifti është ndarë herët dhe i vogli jeton me të ëmën, Fernando është mësuar gjithmonë pas mamasë së tij.

Ata nuk ndahen thuajse kurrë dhe Ciljeta është krenare për djalin që po rrit, siç tregon nëpër intervista të ndryshme. Madje, edhe i biri ia shpërblen dashurinë e mundin e saj me gjeste të ëmbla që morën vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, Fernando i ka lënë këngëtares një pusullë në frigorifer, të cilën madje e ka ngjitur me atak që të mos shqitet kurrë.

“Është dora jote që më përkëdhel çdo natë, është zëri yt që më qetëson, është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”- janë fjalët e ëmbla në letrën nga Fernando.

E emocionuar nga kjo surprizë, Ciljeta e ka ndarë pusullën me ndjekësit në Instagram, ndërsa krahas fotos shkruan:

“Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë e ta ngjit me super atak dhe te frigoriferi që mos shqitet më”

Shpërndaj me

Loading...