Djali i vogël i dyshes së këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta është kthyer në yllin më të ri të Instagramit! Lian ka tërheqyr vëmendjen me look-un e tij më djaloshar në Instagram, pasi mami Vesa publikoi disa foto nga parukeria!

Vogëlushi nuk i ka më flokët e tij të gjatë të bukur që ia kishin zili të gjithë, por sërish duket më simpatik se kurrë më parë! Fotot e të voglit janë shpërndarë nga këngëtarja në Instastory, e cila duket se është shumë e kënaqur me rezultatin.

Ai është vetëm 4 vjeç, e megjithatë që tani ka fituar famë falë prindërve të njohur të cilët nuk janë rezervuar me foto të djalit që pas lindjes!

Lian ka dhe një profil të tijin personal në Instagram, i cili u bë publik pak ditë më parë nga babi Big Basta, kështu që, bujrum, mos i mbani komplimentet për vete!

Shpërndaj me

Loading...