fbpx

Sipas të përdithsmes italiane “Gazzetta Dello Sport”, Valentino Rosi do të jetë pjesë e “Moto GP” deri në moshën 43-vjeçare, pasi shumë shpejt do të firmosë me skuadrën “Petronas” për 2 sezone.  Kontrata e Rosit do të nisë në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për Botërorin e vitit 2022.

Zyrtarizmi do të vijë në pistën e Herez, më 19 korrik, ndërsa kolegu i skuadrës do të jetë italiani i talentuar Franko Morbidelli. “Yamaha” në vitin 2021, në vend të Rossit do të ketë në skuadër Fabio Kuartararon, ndërkohë që Rosi do të kalojë te skuadra “Petronas”.

Shpërndaj me

Loading...