Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, feston sot ditëlindjen e tij. Vetëm disa orë më parë ai ka ndarë me ndjekësit një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke festuar me një gotë shampanjë në një resort në jug të Shqipërisë.

Reperi ka lindur më 26 maj të vitit 1991 dhe sot ka mbushur 29 vjeç, siç e tregon edhe vetë në shkrimin krahas fotos:

“U bo Pheezy 29 🤦‍♂️”- shkruan ai.

Me siguri reperi do të jetë duke e festuar këtë ditë me partneren e tij bukuroshe, lidhja me të cilën u konfirmua një muaj më parë.

Vetëm pakk ditë më parë, Don Phenom tërhoqi vëmendjen e rrjetit me një koment nga djali i Pablo Escobar në llogarinë e tij në Instagram.

Reperi i dedikoi boss-it të drogës në Kolumbi këngën e tij më të re të titulluar “Pablo”, ndërsa djali i tij e vlerësoi Don Phenom-in për projektin kushtuar të atit.

Shpërndaj me

Loading...