Në mbi 150 filma dhe materiale televizive, Doug Jones ka qenë çdo përbindësh i njohur në Hollivud. Që nga njeriu amfib në “The Shape of Water” e deri tek kllouni i hollë në “Batman Returns”, Jones ka qenë pjesë e filmave më të famshëm të 3 dekadave të fundit. Aktori nga Kalifornia thotë se u profesionalizua në artin e mimikave por nuk e kishte idenë se sa i famshëm do të bëhej me rolet që kërkojnë orë të tëra “make up” dhe kostume të jashtëzakonshme, sipas tij, shumë të nxehta e të rënda për t’u mbajtur. Thotë se në rrugë është një njeri normal, por gjithashtu një i panjohur për fansat e filmave të tij.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...