Askush nuk duhet të ketë turp nga sëmundja dhe secili që ka nevojë, duhet të kërkojë ndihmë nga institucionet e kujdesit shëndetësor sa më shpejt që të jetë e mundur, apelon drejtoresha e Klinikës për Sëmundjeve Infektive në Shkup, Milena Stevanoviç.

Në një deklaratë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, Stevanoviç tha se Klinika ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me mjekët amë dhe bëri thirrje kujtdo që ka probleme shëndetësore të mos hezitojë të kontrollohet në mjek.

“Ambulanca jonë është e hapur 24 orë në ditë dhe asnjë pacient nuk është kthyer mbrapsht prej dyerve tona. Unë i kërkoj kujtdo që ka vështirësi të lajmërohet në mjek dhe të kërkojë ndihmë”, pohoi Stevanoviç.

Shpërndaj me

Loading...