Skuadra e Dritës nga Gjilani ka marë përkohësisht kreun në elitën e futbollit në Kosovë, pasi që në kuadër të javës së 23-të, mundi minimalisht ekipi e Flamurtarit. Momenti kyç i takimit ishte në minutën e 26-të, kur Astrit Fazliu shënoi golin e fitores për vendasit, pas asistimit nga Xhevdet Shabani. Pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu ishte i kënaqur me 3 pikët e reja.

“Pjesën e parë kishim edhe qarkullim edhe gjithçka, krijuam edhe raste thjesht nuk erdhi aj goli i qetësisë, por më vjen mirë që sot u fitua tri pikëshi. Pastaj kur takohesh me ekipet që luftojnë për mbijetesë do të jetë mjaft e vështirë, shohim përpara dhe përgatitemi për ndeshjen e radhës, tha mes tjerash Nuhiu.

Skuadra e Dritës është në kreun e renditjes me 46 pikë, me një takim më tepër e dy pikë më shumë se Ballkani në vendin e dytë, ndërsa Flamurtari mban pozitën e tetë me 28 pikë. Ndwrkohw nw pwrballjen tjetwr, Feronikeli mundi Vushtrrinë me rezultatin 3:1.

Shpërndaj me

Loading...