fbpx

Skuadra e Dritës, kampion e futbollit në Kosovë, ka nisur mirë turneun paraeliminator të Ligës së Kampionëve në Nion, duke mundur Inter Eskalades me 2-1. Skuadra kosovar kalo e para në epërsi me golin e shënuar nga Xhevdet Shabanit. Mirëpo Eskaldes reaguan në minutën e 29’ me anë të Emili Garcia, por kjo ishte krejt çka bëri skuadra nga Andorra. Në minutën 45+3, Hamdi Namani realizoi edhe një herë për Dritën, duke bërë që ‘Intelektualët’ të shkonin në pauzën 15 mintuëshe me një gol epërsi.

Në pjesën e dytë, skuadra e Ardian Nuhiut arriti të administronte mirë me rezultatin, duke bërë që ta ruajnë kështu epërsinë deri në fund. Pas kësaj fitore, Drita, më 11 gusht, do të përballet me skuadrën e Linfield, në finalen e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.

 

Shpërndaj me

Loading...