fbpx

Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit më të ri të Miley Cyrus, të titulluar “She is Miley Cyrus”. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë këngëtarja për “The Edge”.

“Nga Dua Lipa te Billy Idol, dua të them se ju mendoni se po bëj shaka, por jo. I kam Dua dhe Billy Idol në të njëjtin album, dhe kjo është menduar të luhet në një festival”.

Dua dhe Miley e kanë treguar shpesh vlerësimin për njëra-tjetrën dhe miqësinë e tyre. Dua e ftoi Miley-n të performonte vitin e kaluar në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe ajo e ndezi atmosferën me performancën e saj.

Shpërndaj me

Loading...