Tashmë romanca e Dua Lipas me Anwar Hadid është jo vetëm e konfirmuar por duket se çifti po shkon në rrugë të drejtë për ta zyrtarizuar së shpejti dashurinë e tyre. “The Sun” flet për një fejesë të mundshme të çiftit në stinën e verës megjithatë për këtë na mbetet të presim.

Prej muajsh Dua ka treguar nëpërmjet Instagram se jo vetëm Anwar por edhe familja e tij ia kanë marrë zemrën. Bukuroshja shqiptare shihet shpesh në shoqërinë e ‘kunatave’ të saj, supermodelet Bella dhe Gigi Hadid por edhe mamasë së tyre – gjithashtu e njohur në shoëbiznesin amerikan – Yolanda Hadid.

Kjo e fundit feston sot ditën e lindjes dhe Dua me një urim në Instagram e ka cilësuar ‘vjehrrën’ e saj, “superëoman” (supergrua). Sigurisht kjo e fundit është ndjerë mëse e vlerësuar teksa shfaqet tejet e qeshur ne selfie-n e shkrepur krah Duas.

 

Shpërndaj me

Loading...