20 qershori njihet si “Dita Botërore e Refugjatëve”, si një ditë që jep mundësinë për të parë në një këndvështrim tjetër këtë problematikë globale.

Këtë ditë e ka kujtuar edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili ka shpërndarë mbrëmjen e djeshme në Instagram disa foto gjatë luftës me Serbinë të 21 viteve më parë, si edhe foto ku shfaqet Dua Lipa me fëmijë emigrantë.

Në foto e parë shihen emigrantët shqiptarë të Kosovës të cilët ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe vendi i tyre, pas asimilimit që tentoi t’i bënte Serbia.

Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorrën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre. Shpërndani dashuri, jo luftë.

Ky postim është shpërndarë më pas nga Dua Lipa, e cila u ka treguar mbi 47 milionë njerëzve që e ndjekin situatën e tmerrshme në të cilën ndodhej vendi i saj dikur dhe padyshim peripecitë e saj si emigrante.

Ndonëse Dua ka lindur në Britani të Madhe, pasi prindërit e saj emigruan gjatë luftës, në 2006 ajo është rikthyer në Kosovë, për tu larguar më pas sërish drejt Mbretërisë së Bashkuar ku edhe arriti majat.

Dua nuk e ka fshehur kurrë prejardhjen e saj dhe padyshim postimi i fundit na e bëri zemrën mal.

Shpërndaj me

Loading...