E konsideroi si një nga momentet më të vështira publikimin e albumit ‘Future Nostalgia’, po me siguri Dua Lipa nuk është më e këtij mendimi tani dhe nuk duhet të pendohet. Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.

Kjo pasi frytet e super suksesit të këtij albumi kanë filluar të ndjehen dhe po i japin mundësi Duas të thyejë shumë rekorde.

Këtë herë 24 vjeçarja bëri të ditur në Instastory se për katër muaj, ky album ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjimeve në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja femër më e dëgjuar e vitit 2020. Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Disa ditë më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

Shpërndaj me

Loading...