fbpx

Serbia nuk është demokraci dhe negociatat për anëtarësimin e saj në BE duhet të pezullohen për sa kohë që Aleksandar Vuçiq, është në pushtet duke përdorur metodat e mentorit të tij Sllobodan Milosheviq, brutalisht e ngufatin opozitën dhe kontrollojnë mediat dhe gjyqësorin, transmeton Deutsche Welle.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq preferon të besojë se forcat e huaja janë pas demonstratave masive, në vend se të pranojnë se ato janë shprehje e pakënaqësisë ndaj qeverisë së tij dhe për këtë arsye përhapja e teorive të komplotit, të cilat i mësoi nga mentori i tij Sllobodan Millosheviq, komenton DW.

Pasi shënoi fitore bindëse në “zgjedhje” të bojkotuar nga opozita dhe tani kontrollon dy të tretat e vendeve parlamentare, Vuçiq nuk ka asnjë shpjegim se si “agjentët e huaj” mund të kontrollojnë dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Serbinë.

Ai nuk emëron asnjë. Ai thjesht po përhap të njëjtat teori konspirative që datojnë që nga koha e Partisë Komuniste Jugosllave në pushtet, shkruan DW.

“Vuçiq gjithashtu pretendon të jetë udhëheqës demokratik dhe ka adoptuar metodat e mentorit të tij për të mbijetuar në pushtet – duke shtypur opozitën, duke marrë nën kontroll mediat dhe duke mbajtur nën kontroll gjyqësorin”.

“Serbia nuk është demokraci. Derisa të ndodhë kjo, nuk duhet të konsiderohet anëtare e mundshme e Bashkimit Evropian. BE ka mjaft probleme në radhët e saj me udhëheqësit autokratë,” vlerëson në koment DW, transmeton Beta.

Shpërndaj me

Loading...